6 të lënduar në aksidentin në rrugën Prishtinë - Podujevë

Në rrugën Prishtinë – Podujevë, saktësisht në fshatin Lupç ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve.

Bazuar në të dhënat fillestare në këtë aksident, i cili ka ndodhur rreth orës 14:00, kanë pësuar lëndime trupore 6 persona.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti – Haziraj ka thënë për KALLXO.com se personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Me rastin po merren hetuesit e njësitit të trafikut”, ka shtuar Ahmeti – Haziraj.