3 raste të vdekjes me COVID-19 në 24 orët e fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë vdekur 3 persona me COVID-19.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Kamenicë 1 rast (82 vjeç), Pejë 1 rast (82 vjeç), Prishtinë 1 rast (90 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKShPK.

Që nga shfaqja e pandemisë në Kosovë e deri më tani në Kosovë me COVID-19 kanë vdekur 1 mijë e 450 persona.