1,296 raste aktive me coronavirus në Kosovë

Në Kosovë të premten në mbrëmje janë regjistruar edhe 114 raste të reja me coronavirus.

Kështu, deri më tani në Kosovë për COVID-19 janë testuar 24,575 persona dhe 3,178 prej tyre kanë rezultuar pozitivë.

Janë shëruar edhe 117 pacientë dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkuar në 1824.

Në Kosovë, nga numri total i rasteve të infeksionit kanë ndodhur edhe 58 vdekje të cilat përveç infektimit kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Rrjedhimisht, në Kosovë aktualisht janë edhe 1,296 raste aktive me koronavirus.​

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, janë të shtrirë 141 pacientë me Covid-19 pozitiv.

Në Klinikë Infektive janë të shtrirë 112 raste me Covid-19 pozitiv, në pulmologji 20 pacientë Covid-19 pozitiv me oksigjeno-terapi, kurse në mjekësinë sportive, njësia intensive janë të shtrirë 9 pacientë me Covid-19 pozitiv, një nga ta, 1 i ​intubuar, kurse 5 të tjerë me CPAP dhe​ 3 të tjerë me maskë oksigjeni. ​

Nga 111 pacientët​ e Klinikës Infektive, 58 raste janë duke u trajtuar në reparte me oksigjeno-terapi dhe përkujdesje intensive.

Në repartin e Mjekimit Intensiv të infektives janë duke u trajtuar 6 raste, 2 raste janë në gjendje të rëndë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi dhe përkujdesje intensive, 4 raste janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar me respirator.

Me datën 02.07.2020, nga Klinika Infektive janë lëshuar 5 pacientë, 3 pacientë Covid 19- pozitiv, por me gjendja stabile klinike dhe laboratorike dhe 2 të shëruar.