array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Titulli i rremë për shtesat e fëmijëve

Deklarata

“Urime Ky Lajm Pritej, Sapo Nis Procedura e Re Nga 180 Euro Bonus Për Çdo Fëmijë”

Media

Vlerësimi

Me kos

Titulli “Urime Ky Lajm Pritej, Sapo Nis Procedura e Re Nga 180 Euro Bonus Për Çdo Fëmijë” nuk e tregon plotësisht të vërtetën dhe nuk është i saktë. Në mënyrën si është shkruar titulli, mund të kuptohet që këto shtesa do të jepën edhe për fëmijët e Kosovës. Fëmijët e Kosovës nuk do t’i marrin nga 180 shtesa. Kosova e ka një skemë tjetër për mbështetjen e fëmijëve që është me nga 10 dhe 20 euro për fëmijë, në varësi të moshës së fëmijut.

Artikulli

Në faqen e internetit ingazetaa.com, më 4 gusht 2022, është publikuar një lajm me titull “Urime Ky Lajm Pritej, Sapo Nis Procedura e Re Nga 180 Euro Bonus Për Çdo Fëmijë”.

I njëjti artikull është shpërndarë edhe në disa në Facebook si: Lajmet Aktuale, Gazeta Reale dhe FokusPress , të cilat e kanë publikuar më 4 gusht, 2022.

Titulli i këtij lajmi, në mënyrën siç është shkruar mund t’i vëjë në lajthitje qytetarët e Kosovës, pasi nuk është treguar se qeveria e cilit vend e ka marrë një vendim të tillë. 

Për dallim nga titulli, në artikull tregohet se vendimi për të ndihmuar me nga 180 eurove për çdo fëmijë është marrë nga Qeveria e Austrisë, si masë për të neutralizuar rritjen e çmimeve.

Në një konferencë për media më 2 gusht 2022, anëtarët e Qeverisë austriake, Susanne Raab dhe Magnus Brunner, kanë theksuar se kanë filluar që të paguajnë ndihma të veçanta financiare familjare prej 180 eurove.

“Kemi bërë një paketë kundër inflacionit ku po lehtësojmë veçanërisht familjet”- ka thënë ministri i Financave, Magnus Brunner.

“Ne duam të japim dritën e gjelbër për të mbështetur familjet”- ka shtuar Raab.

Nga data 3 gusht 2022, sipas ministrit, tatimet do të udhëzohen që 180 euro për fëmijë t’ua kalojnë familjeve direkt në llogarinë e përfituesve të ndihmës familjare.

Kosova e ka një skemë tjetër për mbështetjen e fëmijëve që është me nga 10 dhe 20 euro për fëmijë, në varësi të moshës së fëmijut.