array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=5"
  }
}

Lajmet e rreme - Foto: REL/Shutterstock

Lajmi i rremë për fitoren e Vetëvendosjes në Podujevë ende pa u mbyllur kutitë e votimit

Deklarata

EXIT POLL! Instituti Gani Bobi nxjerrë fitues VV-në, madje pa balotazh!

Vlerësimi

Rrenë e kryptë

Lajmi është i rremë sepse rezultatet e “exit poll” nuk publikohen para se të mbyllen vendvotimet ndërsa vetë kompania e përmendur “Gani Bobi” ka mohuar të ketë bërë “exit poll” në ditën e zgjedhjeve në Podujevë.

Artikulli

Kur kishin mbetur më shumë se pesë orë para se të mbylleshin kutitë e votimit në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Podujevës, një lajm filloi të qarkullonte nëpër rrjete sociale se Vetëvendosje, në bazë të një sondazhi, është fituese e zgjedhjeve.

Në përpjekje për ta bërë sa më të besueshëm këtë lajm, dizajnuesit e tij ishin kujdesur që ta montonin brenda dizajnit të një portali kosovar (Ballkani.info) dhe ta shpërndanin nëpër rrjete sociale vetëm si “screenshot”, meqë link që do të të dërgonte te lajmi nuk kishite.

“Lajmi” mbante titullin “EXIT POLL! Instituti Gani Bobi nxjerrë fitues VV-në, madje pa balotazh!”.

Ky artikull shumë shpejt ra në posedim të drejtorit të Institutit “Gani Bobi”, Shkelzen Maliqi, i cili e denoncoi “lajmin” me një postim në Facebook.

“Ja si duket Fake Neës!! Ti rrin të shpija e dikush (VV??!) ta bon (anti)reklamën pa parë”, shkroi të dielën, më 29 nëntor, Shkelzen Maliqi në Facebook.

Postimi i Shkelzen Maliqit ku denoncon lajmin e rremë për fitoren e VV-së në Podujevë

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian”.