Specat e dëmtuara nga breshëri në arën e Brahim Mehmetit. 22.08.2022 Foto: KALLXO.com

Pse s’ka sigurim për kulturën e specit?

Nga rreth 3 mijë bujq sa janë në komunën e Rahovecit, vetëm 8 nga ta i kanë siguruar kulturat bujqësore.

Ata në KALLXO.com janë ankuar sepse specin mund të mbrojnë vetëm nga të reshurat e muajve maj-qershor, por jo edhe nga breshri. E speci është i rrezikuar kryesisht nga breshri.

Sipas Fatmir Selimit, magjistër i agro-ekonomisë, speci nuk mbrohet nga breshri sepse në atë pjesë ndodh shumë rrallë.

Kompania e sigurimeve ka pasur takim me fermerët në atë pjesë dhe me një numër të madh të tyre janë pajtuar që të fillohet me sigurimet e kulturave bujqësore, në atë periudhë ka qenë mbulueshmëria nga ngricat.

“Ministria ka thënë që ju (fermerë) do të paguani vetëm 10% të policës së sigurimit ndërsa më vonë del që sistemi i këtij dikasteri nuk lejon që t’i bëhet pagesa direkt kompanisë, por duhet fermeri komplet të paguajë pagesën e primit te kompania e më pas ata duhej të aplikonin për rimbursim në ministri, atëherë fermerët janë tërhequr” – tha Brahim Isufaj nga kompania “Elsig”.