FOTO ARKIV: Ilustrim

Godet me Veturë të Miturën dhe Ikën Nga Vendi i Ngjarjes

Policia e Kosovës njofton se dje rreth orës 17: 30, një person ka goditur me veturë një vajzë të mitur dhe nuk është ndalur në vendin e ngjarjes.

Sipas policisë aksidenti ka ndodhur në Fshatin Belnicë të Shtimes.

“Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe nga një kalimtar i rastit është dërguar ne QKMF –Shtime dhe më pas është dërguar në QKUK Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm”, thuhet në raportin e policisë.