Për herë të parë në Prishtinë, me 24 qershor në Albi Mall, në bashkëpunim me “Oldtimer Club Prizren” hapen dyert e veturave Oldtimer nga e gjithë Evropa!  

Derisa Prizreni është shndërruar një ndër destinacionet e preferuara të oldtimer klubeve nga e gjithë Evropa për 17 vjet radhazi, për herë të parë në Prishtinë, ky lloj festivali do të organizohet edhe në Prishtinë dhe në vendin ku të gjithë e dinë, aty ku asnjëherë nuk mungojnë aktivitetet më me emër në vend.

Albi Mall do të jete destinacioni i Oldtimer, me 24 qershor.

Një ngjarje e madhe po vjen në vendin e familjes suaj, veturat e vjetra nga e gjithë Evropa, në bashkëpunim me “Oldtimer Club Prizren”.

Albi Mall hap dyert duke ju dhënë mundësinë të përjetoni emocione dhe adrenalinë.

Do të jetë një ditë e paharruar për të gjithë dashamirësit e veturave të vjetra apo oldtimer, një ngjarje që do t’i bëjë bashkë kulturat e ndryshme.

Tashmë një numër i madh i veturave janë nisur në drejtim të Kosovës, për të mbërritur me 24 qershor në Albi Mall.

I gjithë ky organizim do të përcillet me DJ, do të organizohet koncert për pjesëmarrësit, do të ketë pije dhe shërbime të tjera dhe ne do të vazhdojmë të jemi pranë jush në çdo kohë, në çdo rast.

Mos harroni t’i mbushni telefonat dhe t’i merrni foto aparatet me vete, do të jetë një ditë që duhet ta keni si kujtim të bukur në albumet tuaja!

Mirupafshim Odltimers!