Menaxhmenti i kompanisë “Viva Fresh Store” priti në takim Drejtorin Ekzekutiv të Bankës Botërore për Kosovë

Menaxhmenti i kompanisë “Viva Fresh Store” sot priti në takim Drejtorin Ekzekutiv të Bankës Botërore për Kosovë, z. Hayrettin Demircan.

Gjatë takimit, zëvendësdrejtori i kompanisë, z. Korab Hoxha, mes tjerash e njoftoi z. Demircan për projektet strategjike dhe zhvillimore në zgjerimin e kompanisë brenda dhe jashtë Kosovës.

Po ashtu, z. Hoxha e njoftoi mysafirin edhe për përkrahjen dhe mbështetjen që vazhdon t’u ofrojë prodhuesve vendorë në zhvillimin e tyre, promovimin dhe krijimin e hapësirave të volitshme për shitje, në gjithë rrjetin e marketeve të kompanisë brenda dhe jashtë vendit.

Pas takimit, së bashku me menaxhmentin vizituan edhe hapësirat e Qendrës së Logjistikës për të parë më nga afër teknologjinë e fundit të sistemeve më inovative dhe efikase të menaxhimit Smart.