Ky është investimi afatgjatë që ua zgjidh problemin me energji elekrtike

Energjia diellore është burim i rinovueshëm që mundëson jetën në tokë dhe siguron energji të pastër dhe të qëndrueshme.

Kjo energji mund të shndërrohet nëpërmjet përdorimit të teknologjisë në energji elektrike përmes moduleve diellore fotovoltaike (PV). Modulet PV absorbojnë energjinë e pashtershme diellore duke e shndërruar atë në elektrike, e cila më pas mund të deponohet në bateritë speciale për ruajtje dhe shfrytëzim të mëtutjeshëm kur është e nevojshme.

Sasia e dritës diellore që godet sipërfaqen tokësore në një orë e gjysmë do të ishte e mjaftueshme për të përballuar të gjithë konsumin e energjisë në botë për një vit të plotë.

Përparësi tjetër në përdorimin e teknologjisë solare është fakti se kjo mundëson pavarësi nga rrjetet e tjera të furnizimit me energji elektrike dhe ulë kostot e përgjithshme të furnizimit. Panelet solare kanë kosto të ulëta të mirëmbajtjes me një jetëgjatësi prej 25 vitesh duke ofruar energji të garantuar.

Rreth 2/3 e vitit janë me diell në Kosovë, prandaj ky fakt tregon për potencialin e madh në prodhimin e energjisë elektrike nga panelet solare. Pra, ky fakt tregon se investimi në teknologji për shndërrimin e energjisë diellore në atë elektrike është i nevojshëm duke mundësuar uljen e kostove në furnizim me energji elektrike dhe ambient të pastër.

Kompania AGRIBAU e themeluar në vitin 2013 me një gamë të gjerë të produkteve është përfaqësuese dhe ofron panelet solare të brendit Yingli Solar me çmime të favorshme.

Për më shumë informacione:

https://www.facebook.com/Agribau

https://www.agribau.com/