Kompania Sharr Travel merr çmim në Tiranë për shërbime turistike

Kompania “Sharr Travel” ka marrë çmimin si Agjencia Turistike më e mirë mbarë shqiptare për vitin 2023.

Ky organizim për herë të parë në Shqipëri është organizuar nga Albanian Excellence dhe Travel Magazine Balkans.

Cmimin, drejtorit të kësaj kompanie Ruzhdi Kurtishaj ia ndau Kryetari i Lezhës, Pjerin Ndreu.

I nderuar të pranoj çmimin e veçante “Agjencia më e mirë turistike mbarë shqiptare 2023 “ nga Kryetari i Bashkisë së Lezhës , njëkohësisht mik shumë i mirë i imi dhe gjithë qytetarëve të Kosovës z. Pjerin Ndreu!”- ka njoftuar Kurtishaj në rrjetin social Facebook.

Tutje ai tha se çmimi u dedikohet qytetarëve që i besuan udhëtimet me këtë kompani.