Ju interesojnë Kriptovalutat? Ja artikulli me disa informata të rëndësishme nga exCoins!

Kriptovaluta është një nga temat më të rëndesishme aktualisht në boten e financave në vitet e fundit dhe teme shumë e “nxehtë” në mesin e investorëve, dhe rreth veçorive të tyre.

Pjesa më e madhe e përdoruesëve të tyre investimin në kriptovaluta e bëjnë përmes platformave digjitale si: Binance, Kraken, Bybit, OKX. Mirëpo në shtetin tonë është e vështirë të bëhet blerja e tyre për shkak të limitimeve të ndryshme. Shumë platforma nuk i pranojnë përdoruesit e Kosovës, madje në disa prej tyre Kosova nuk figuron fare si shtet, por edhe në rast që lejohet hapja e llogarive në këto platforma ato nuk pranojnë pagesa nga Bankat operuese në shtetin tonë. Metoda e vetme për investorët vendore është përdorimi i këmbimoreve vendore të cilat ju mundësojnë deponimin dhe tërheqjen e mjeteve nga këto platforma.

exCoins.me është kompani vendore e cila operon qysh nga viti 2014 në kategorinë e këmbimores së kriptovalutave, serioziteti dhe korrektësia e tyre ka arritur që të fitoj besimin e përdoruesëve të kriptovalutave.

https://maps.app.goo.gl/2RrGii…

Me disa lokacione në Prishtinë dhe Gjilan, e shumë shpejt edhe në Ferizaj dhe Mitrovicë përdoruesit e kriptovalutave mund të kenë qasje të lehtë në shërbimet e këmbimit të kriptovalutave përmes transfereve bankare por edhe paras në dorë me provizionin më të ulët në treg. Përveç këmbimit exCoins mund të ndihmojë me këshilla apo ndonjë paqartësi rreth tregut të kriptovalutave.

Përveq uebfaqes online dhe pikave fizike, exCoins ka sjellë edhe bankomatat e kriptovalutave të cilat ju mundësojnë të kryeni të njejtin shërbim në mënyrë automatike në çdo kohë, pra 24/7. Bankomatet gjenden në këto lokacione: MAXI 24/7 Rruga C, si dhe Valoni Petrol tek Albi Mall.

Kriptovalutat bëjnë pjesë në kategorinë e inovacioneve financiare të cilat ju mundesojnë individëve të kryejnë transaksione vendore, kombëtare apo edhe ndërkombëtare pa mbikqyrje nga një organ qëndror (Bankat, kompani si PayPal, Wester Union etj), si pasojë e kësaj veqorije kriptovalutat e fuqizojnë dhe në një lloj forme e pavaresojnë një individ nga Bankat dhe institucionet tjera pasi që ato nuk kanë qasje në fondet e tyre. Kjo ka shkaktuar shumë polemika rreth legjitimitetit të tyre dhe se a është e lejuar që të bëhen investime në këto asete!

Duke u fokusuar tek anonimiteti i transaksioneve shumë organe të rendit kanë apeluar për ndalimin e përdorimit të kriptovalutave në të gjithë Bashkimin Evropian me argumentin që ato përdoren nga organizata kriminale për transferim të fondeve por edhe shpërlarjen e paras. Për shumë vite kjo hapësirë e inovacionit ka mbetur pa rregullacionet e duhura duke shkaktuar paqartësi tek investoret dhe përdoruesit e tyre se a janë plotësisht të ligjshme apo jo. Mirëpo me zhvillimet e fundit këto dilema dhe paqartësi janë larguar tërësisht pasi që në Qershor 2023, Bashkimi Evropian ka publikuar dokumentet dhe legjislacionin për rregullimin e kriptovalutave të quajtur MiCA “Markets in Crypto-Assets Regulations“. Kjo kornizë ligjore e Bashkimit Evropian hap rrugë për investorët por edhe përdoruesit e kriptovalutave që të kenë një siguri rreth ligjshmerisë së tyre dhe përdorimit në jetën e përditeshme.

Ndërkohe në koordinim me ekspertët ndërkombëtare në Kosovë është organizuar një grup punues parlamentar i cili është duke krijuar një draft dokument për rregullimin dhe legalizimin e kriptovalutave. Kjo përfundimisht do të hap rrugë për investime dhe mbajtjen e kripto aseteve në pajtueshmëri me ligjin.