Albulena Haxhiu në #DebatPernime. Foto: Atdhe Mulla

Albulena Haxhiu: Nuk e Merituam Dorëheqjen e Shpendit

Në një koment të saj në rrjetin social deputetja e Vetëvendosjes ka komentuar dorëheqjen e të parit të Prishtinës nga Vetëvendosje. Ajo duke kujtuar aktivistët dhe vullnetarët që ndihmuan Ahmetin gjatë fushatës ka thënë se këtë nuk e kanë merituar.

“I kujtoj sikur sot, aktivistët e vullnetarët që punuan pa u ndalur që sot Shpendi të jetë në mandatin e dytë si Kryetar i Prishtinës nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Ata por mbi të gjitha qytetarët e Prishtinës, s’e merituan dorëheqjen tënde Shpend!” ka shkruar Haxhiu. Në një letër të gjatë Shpend Ahmeti ka dhënë dorëheqje nga lëvizja Vetëvendosje.