Kosova U21 mposhtet nga Anglia

Kosova U21 ka pësuar humbje nga Anglia U21 me rezultat 2-0, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Europian 2023.

Brewster shënoi për 1-0, nga penalltia në minutën e 11’ nga penalltia.

Palmer shënoi për 2-0, në minutën e 27’.

Trajneri gjerman Michael Nees i Kosovës i bëri pesë zëvendësime në pjesën e dytë, por nuk dhanë ndonjë rezultat pozitiv.

Pas kësaj fitoreje Anglia pozicionohet në vendin e dytë me tri pikë.

Kurse, Kosova në vendin e pestë po ashtu me tri pikë me një fitore dhe një humbje nga dy ndeshje.

Ndeshjen e radhës Kosova U21 e luan më 7 tetor ndaj Republikës së Çekisë.