Feronikeli fiton me lehtësi ndaj Besës

Feronikeli ka shënuar fitore me rezultat 3-0, ndaj Besës së Pejës në kuadër të xhiros së 17-të në Superligën e Kosovës.

Adem Malishi shënoi për 1-0, në minutën e 9’.

Për pejanët u përkeqësuan punët pasi Rajovic u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 27’.

Argjend Malaj shënoi për 2-0, në minutën e 45+1’.

Për rezultatin përfundimtar 3-0, shënoi Simonovski në minutën e 88’.

Pas kësaj fitoreje Feronikeli ngjitet në vendin e katërt me 23 pikë.

Kurse, Besa mbetet në vendin e fundit me gjashtë pikë.

Në xhiron e ardhshme Feronikeli udhëton drejt Podujevës për t’u takuar me Llapin.

Kurse, Besa e pret në Pejë skuadrën e Gjilanit.