Aksidentohet me Semaforin

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Gari Baldi”, tek semaforët e Hotelit Grand. Vetura e tipit Golf 4 është aksidentuar, duke e goditur semaforin e vendosur i cili rregullon qarkullimin e këmbësorëve.

Në vendin e ngjarjes kanë dal edhe Policia e Kosovës.

Goditja e shtyllës së semaforit ka bërë që komunikacioni të zhvillohet me më vështirësi në atë pjesë.