Foto ilustrim

91 fëmijë për 24 orë kërkojnë ndihmë mjekësore në QKUK

 

91 fëmijë për 24 orë ka kanë kërkuar ndihmë mjekësore në emergjencën pediatrike të Klinikës së Pediatrisë.

Këtë e ka bërë të ditur Qendra Klinik Universitare e Kosovës (QKUK) përmes një njoftimi në ‘Facebook’.

Sipas QKUK-së, 31 fëmijë janë pranuar për trajtim të mëtejmë në reparte të ndryshme të klinikës.

Ndërkaq, bëhet e ditur se pediatrit kanë ofruar 99 kontrolle në kuadër të ambulancave specialistike.