Foto: Reuters/BBC

37 persona lëndohen pasi aeroplani goditet nga turbulenca të forta (VIDEO)

Të paktën 37 njerëz janë plagosur në një fluturim të Air Canada që u godit nga turbulenca të forta dhe iu desh të bënte ulje emergjente, raporton BBC.

Aeroplani që po barte 284 pasagjerë dhe ekuipazhin, udhëtonte nga Vankuveri në Sidnei, por e devijoi rrugën për në Havai.

30 persona u dërguan në spital në Honolulu të enjten. 9 prej pasagjerëve kanë pësuar lëndime të rënda, thonë zyrtarët.

Air Canada tha se boeing 777-200 jet ka “hasur në turbulenca të papritura të ajrit … dy orë pa arritur në Havai”.

Kompania shtoi se kishte rezervuar hotele në Honolulu deri në fluturimin e radhës për në Australi.

Aeroplani u ul në Havai të enjten në 06:46 me kohë lokale.

“Ne goditëm turbulencën dhe ne të gjithë e goditëm pjesën e siperme të aeroplanit, dhe gjithçka ra … njerëzit po fluturonin”, tha Jess Smith, një pasagjer në bordin e fluturimit, për stacionin televiziv lokal KHON.

Përgatiti: Dorentina Kastrati