Jeremy Bowen

Since March 2003 Jeremy Bowen has been a special correspondent for BBC Television News.

He previously co-presented BBC One’s Breakfast for two years after its launch in October 2000.

Jeremy joined the BBC in 1984 as news trainee. He then spent spells in the Radio Newsroom and as a Television News correspondent before becoming Geneva correspondent for Radio News in 1987.

As a seasoned war correspondent, he has reported from more than 70 countries, covering conflicts in the Gulf, El Salvador, Lebanon, the West Bank, Afghanistan, Croatia, Bosnia, Chechnya, Somalia and Rwanda.

Jeremy became the Middle East correspondent in 1995 and won Best News Correspondent at the New York Television Festival.He repeated this success the following year, when he won Best Breaking News report for his coverage of Prime Minister Yitzhak Rabin’s assassination.

During the Kosovo crisis of 1999, he reported extensively from the region, often in dangerous conditions, which included being robbed at gunpoint by bandits whilst reporting from the Albanian border.

In August 1999 he presented a special programme examining the aftermath of the Turkish earthquake.

Born in Cardiff in 1960, Jeremy was educated at Cardiff High School. He attended University College London and then went to the John Hopkins University in both Italy and the USA.

Jeremy Bowen është korrespondent special për Lajmet Televizive të BBC-së nga marsi i vitit 2003.

Më parë, ai bashkë-prezantoi programin e mëngjesit në BBC 1 për dy vjet pas lansimit në tetor 2000.

Jeremy u bashkua me BBC-në në vitin 1984 si praktikant. Më pas ai kaloi periudha në Redaksinë e Lajmeve në Radio dhe si korrespondent i Lajmeve Televizive përpara se të bëhej korrespondent në Gjenevë për Lajmet në Radio në vitin 1987.

Si një korrespondent lufte me përvojë, ai raportoi nga më shumë se 70 vende, duke mbuluar konflikte në Gjirin Persik, El Salvador, Liban, Bregun Perëndimor, Afganistan, Kroaci, Bosnjë, Çeçeni, Somali dhe Ruandë.

Jeremy u bë korrespondenti për Lindjen e Mesme në vitin 1995 dhe fitoi çmimin për Korrespondentin më të Mirë të Lajmeve në Festivalin Televiziv të Nju Jorkut. Ai e përsëriti këtë sukses vitin pasues, kur fitoi çmimin për Raportin më të Mirë të Lajmeve në Zhvillim për mbulimin e vrasjes së Kryeministrit Yitzhak Rabin.

Gjatë krizës së Kosovës në vitin 1999 ai raportoi gjerësisht nga rajoni, shpesh në kushte të rrezikshme, përfshirë dhe grabitjen nën kërcënimin e armës nga banditët ndërsa raportonte nga kufiri shqiptar.

Në gusht 1999, ai ishte prezantues në programin special që shqyrtonte pasojat e tërmetit në Turqi.

I lindur në Kardif në vitin 1960, Jeremy kreu Shkollën e Mesme në Kardif. Ai ndoqi Kolegjin Universitar të Londrës dhe më pas vijoi studimet në Universitetin John Hopkins në Itali dhe SHBA.