Tetë dekada me Tomin dhe Xherrin

Një mace e animuar, e bezdisur nga jetesa e një miu në shtëpinë e tij, kurdis kurthe për ta nxjerrë atë jashtë. Miu, i mençur për planet e tij, me mençuri largon ushqimin nga kurthet dhe largohet me barkun plot.

Ky komplot mund të jetë i njohur për ju, por historia prapa tij mund të mos jetë. Nga çmimet e Akademisë në prodhimet sekrete pas perdes së hekurt të Luftës së Ftohtë- kjo është mënyra sesi Tomi dhe Xherri që mbushin 80 vite këtë javë u bënë një nga dyshet aktruese më të mira në botë, raporton BBC.

Dyshja krijuese Bill Hanna dhe Joe Barbera që ëndërruan nga një vend dëshpërimi, në departamentin MGM për animacione ku punonin, ishin munduar ta nxinin suksesin e Mickey Mouse dhe Porky Pig.

Të dy nën moshën 30 vjeçare, Barbera tha se donte një koncept të thjeshtë të një mace dhe miu, me konflikt dhe të ndjekura, edhe pse ishte bërë edhe më parë.

Debutimi ishte bërë në vitin 1940 me titullin  “Macja merr çizmet” i  cili fitoi nominimin Oscar për filmin e animuar më të mirë të shkurtër, edhe pse krijuesit nuk ishin shpërblyer.

Ndryshimi ndodhi kur u erdhi një letër nga një figurë e industrisë në Texas që donin të shihnin një tjetër film të tillë. Jasper dhe Jinx, siç ishin njohur në fillim, u shndërrua në Tomi dhe Jerry.

Muzika ishte kompozuar nga Scott Bradley dhe zërat që bërtasin nga vetë Hanna.

Përgjatë dy dekadave u krijuan mbi 100 filma të tillë, secili merrte disa javë për t’u bërë me kosto prodhimi deri 50,000 dollarë, kështu që vetëm pak të tillë mund të bëheshin brenda vitit.

“Besoj se kur e shikon si fëmijë, ose edhe tani, do doje ta dije se kur është realizuar”, thotë Jerry Beck, një historian i animacioneve.

“Ka diçka tek animacionet, nuk vyshket kurrë”, thotë ai .”Është sikur kur shkon të shohësh piktura, po e dimë që janë prej 1700 ose 1800- ato prapë komunikojnë më ne sot”.

Kur producenti Fred Quimby u pensionua në mesin e viteve 1950-ta, Hanna dhe Barbera morën përsipër departamentin MGM. Kur ky departament u mbyll në vitin 1957, Hanna dhe Barbera ngritën kompaninë e tyre.

Por vetëm pas disa viteve, MGM vendosi të rikthejë Tomi dhe Jerrin pas krijuesit origjinalë.

Animuesi Gene Deitch nga Chicago ishte ngarkuar për ribërjen e filmit, por ishte përballur me mungesë buxheti dhe staf që nuk kishin njohuri me origjinalin.

Këta filma ishin bërë në një studio Ceke por emrat e tyre ishin amerikanizuar për të mos u identifikuar me komunizmin.

Për shkak të ‘perdes së hekurt’ (ku ishin të përfshira vendet komuniste), animuesit në Pragë nuk kishin parë asnjë prej këtyre filmave.

Dyshja krijuese ishin rikthyer në vitin 1970 të Tomit dhe Xherrit, ku episodet e lansuar u konsideruan si “të dhunshme”. Episodet e reja nuk e kapen suksesin e origjinaleve.

Si çdo film tjetër edhe ky ishte përcjellë me kritika të shumta për racizëm, sidomos roli i një gruaje në filmin  “Mammy two shoes” ku shfaqet një shërbyese më ngjyrë më theks të ekzagjeruar jugor që shihej vetëm prej belit e poshtë- shpesh është konsideruar si një ofendim racor.

Kurse sot disa prej këtyre serive që duken ofenduese janë edituar dhe ri publikuar.

Komedia e Tomit dhe Xherrit mbetet shumë e famshme edhe sot, mund ta gjesh kudo nëpër televizione. Kjo shfaqje madje u përfol edhe kur gjatë vitit 2016 një zyrtarë egjiptianë fajësuan filmin për rritje dhune në Lindje të Mesme dhe Lideri Suprem i Koresë Veriore e konsideroi shfaqjen si marrëdhëniet mes tyre dhe SHBA-së.

Bill Hanna vdiq në vitin 2001 dhe Joe Barbera në vitin 2006. Një vit para vdekjes, Barbera ishte shpërblyer për herë të fundit në një mini seri të Tomi dhe Jerrit, që  ishte e para pa partnerin e tij.

Warner Brothers që tani kanë të drejtat e filmave, do publikojnë një mini -seri pak para Krishtlindjeve këtë vit. Nuk dihet shumë për projektin, përveç disa aktorëve që kanë nënshkruar përfshirë Chloe Grace Moretz dhe Ken Jeong.

“Mendoj se shumica mund të identifikohen me Xherrin sepse  është gjithmonë një shtypës në jetët tona”, tha ai.

“Ne gjithmonë kemi dikë, shefin, kryetarin, politikën ose çkado, dhe ne thjesht duam të jetojmë pa na penguar dikush”.

Përgatiti: Ardita Zeqiri