Foto: KALLXO.com

Votohet anëtari i Bordit për Ankesa të Mediave

Në pikën e pestë të Kuvendit të Kosovës është votuar për zgjedhjen e dy anëtarëve të Bordit për Ankesa të Mediave.

Ndërsa, vetëm kandidati Avdyl Hyseni ka arritur të siguroj votat për të zgjedhur anëtar në Bordin për Ankesa të Mediave.

Kandidatët për këtë pozitë kanë qenë Florim Shefqeti, Vjollca Kurtishaj, Avdyl Hyseni dhe Ylber Fetahaj.

Në votim kanë marr pjesë 91 deputetë, ndërsa 3 fletëvotime kanë qenë të pavlefshme.