Këta janë deputetët që do përzgjedhin kandidatët për një anëtar në Bordin për Ankesa të Mediave

Me 72 vota për, Kuvendi i Kosovës ka formuar Komisionin Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit për Ankesa të Mediave.

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar për kryetare deputeten Arbëreshë Kryeziu, kurse për anëtarë deputetët Valon Ramadani, Njiazi isaku, Fitim Haziri dhe Besim Muzaqi.

Partia Demokratike e Kosovës ka propozuar për zëvendëskryetare deputeten Ganimete Musliu, ndërsa për anëtar deputetin, Hajdar Beqa.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka propozuar për anëtar, deputetin Agim Veliu.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës propozoi për anëtare deputeten Time Kadrijaj.

Ndërkaq, Lista Serbe nuk ishte prezentë në sallë.