Pamje nga seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës - Foto: KALLXO.com

Zgjidhen Dy Anëtarë të Bordit për Ankesa të Mediave

Deputetët me votim të fshehtë kanë zgjedhur dy anëtarët e Bordit për Ankesa të Mediave. Këta anëtarë do të kenë mandat 3-vjeçar.

Në raundin e parë të votimit është zgjedhur vetëm Avdyl Hyseni, i cili mori 62 vota.

Ndërsa në raundin e dytë është zgjedhur Musa Dragusha me 45 vota.

Në garë në raundin e tretë për anëtarin e fundit ishin Dua Kadriu dhe Ivica Ivanoviq. Asnjëri nuk i ka marrë votat e mjaftueshme. 29 i ka marrë Ivica Ivanoviq dhe 28 Dua Kadriu. Rrjedhimisht përsëritet konkursi për anëtarin e fundit.

Kandidat për anëtar të Bordit kanë qenë Avdyl Hyseni, Musa Dragusha, Mentor Hoxha, Dua Kadriu, Ivica Ivanoviq dhe Natasha Taniq.