Vdiq gazetari Nexhmedin Paloja

Gazetari kosovar Nexhmedin Paloja, ka vdekur mbrëmë në moshën 74-vjeçare.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka shprehur ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve të gazetar me rastin e vdekjes së tij

Paloja ka punuar 28 vjet si gazetar në Radio Prishtinë.

Ai ishte pjesë e Radio Prishtinës deri në vitin 1990, atëherë kur shqiptarët u dëbuan me dhunë nga puna nga forcat ushtarake serbe.