Vdes personi i dymbëdhjetë me COVID-19 në Kosovë

Klinika Infektive e QKUK-së ka njoftuar se ka vdekur edhe personi i dymbëdhjetë  me COVID-19 në Kosovë.

I vdekuri është personi me iniciale S.M. nga Komuna e Ferizajt.

Sipas njoftimit nga Klinika Infektive, pacienti është hospitalizuar në klinikë me datën 12.04.2020, i referuar nga Qendra e Mjekësisë Familjare –Ferizaj.

Sipas njoftimit, pacienti ka qenë në gjendje të rëndë që nga pranimi në Klinikën Infektive, testi për SARS-CoV- 2 ka rezultuar pozitiv dhe përveç sëmundjes COVID-19 ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Kjo është vdekje e dymbëdhjetë nga Covid-19 në Kosovë.