Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministri i Kosovës Abin Kurti në takimin e datës 13 mars 2020 - Foto: Hashim Thaçi/ Facebook

Thaçi i shkruan Kurtit, ia kërkon emrin e kandidatit për Kryeministër (DOKUMENT)

Presidenti Hashim Thaçi i është drejtuar zyrtarisht Lëvizjes Vetëvendosje më kërkesë për të dërguar emrin e kandidatit për Kryeministër.

KALLXO.com ka siguruar letrën që presidenti Thaçi i ka dërguar sot gjatë ditës kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit.

Në letër, Thaçi i kërkon Kurtit që të propozojë kandidatin e ri për Kryeministër.

“Ju lutem në emër të Lëvizjes Vetëvendosje, propozoni kandidatin e ri, të cilin do ta mandatojë për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në letrën e presidentit Thaçi, drejtuar Kurtit.

Dje dhe sot, Presidenti i vendit ka takuar krerët e partive politike për të vendosur se si do të vazhdohet tutje pas rrëzimit të qeverisë Kurti. Ky i fundit ka kërkuar nga Presidenti që t’i shpallë zgjedhjet, ndërsa partitë e tjera kanë kërkuar shmangjen e zgjedhjeve.