Tërmet i lehtë në Gjilan

Dridhje të tokës janë ndjerë para pak çastesh në rajonin e Gjilanit.

Dridhjet e tokës i janë regjistruar edhe në ueb faqet që bëjnë matjet e fuqisë së tërmeteve, siç është Euro-Med Seismological Centre (EMSC).

Sipas të dhënave, fuqia e tërmetit që është ndjerë në Gjilan është i magnitutës 2.5.

KALLXO.com ka provuar ta kontaktoj edhe Udhëheqësin e sektorit të Gjeofizikës dhe Gjeologjisë Inxhinierike në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Shemsi Mustafa, por ai nuk është përgjigjur në telefon.