Foto: Afrim Ejupi/KALLXO.com

Sulmoi fizikisht dy persona, Policia gjen municion në shtëpinë e të dyshuarit

Një person është arrestuar dje më 15.05.2024 në Prizren.

Sipas Policisë, fillimisht pas një mosmarrëveshje i dyshuari kishte sulmuar fizikisht dy persona, një burrë dhe një grua.

Më pas, gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit, Policia ka gjetur dy raketahedhës me dy predha, dy granata dore, një armë zjarri dhe katër fishekë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.