Shqipëri, Shpërthim me eksploziv në një veturë

Një sasi eksplozivi dyshohet se ka shpërthyer në një automjet në Tiranë të Shqipërisë. Policia thotë se ngjarja ndodhi rreth orës 07:45 në rrugën “Ramazan Bogdani” dhe përveç dëmeve materiale nuk ka persona të lënduar.

“Rreth orës 07:45 në rrugën “Ramazan Bogdani” në automjetin në pronësi të shtetasit A. B dyshohet të ketë shpërthyer një sasi e dyshuar lëndë plasëse.

Si pasojë e shpërthimit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm disa dëme materiale”, sqaron policia. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./RTV 21