Hyrja në Qendrën e Sportit në Cetinje ku ndodhi shpërthimi. Fotografi e realizuar nga RTV Cetinje.

Shpërthim në Cetinje të Malit të Zi, dy të vrarë dhe tre të plagosur

Si pasojë e aktivizimit të një pajisjeje shpërthyese në Cetinje të Malit të Zi, janë vrarë dy persona dhe tre të tjerë janë plagosur, bëri të ditur policia më 20 qershor.

Shpërthimi ndodhi pas orës 09:00 të 20 qershorit në hyrje të Qendrës së Sportit.

Një numër i madh i zyrtarëve policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe hetimet janë duke u zhvilluar për këtë ngjarje.

Për shkak të fuqisë së shpërthimit, xhamat në ndërtesën e Qendrës së Sportit janë thyer dhe një pemë është rrëzuar, raportoi RTV Cetinje./REL