Foto: AShAK

Shënohet 70-vjetori i Arkivit të Kosovës

Është shënuar sot 70 -vjetori i themelimit të Arkivit të Kosovës, sot Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës (AShAK).

Për të shënuar këtë përvjetor, AShAK  ka mbajtur një akademi solemne në Teatrin “Faruk Begolli” të Kolegjit AAB.

Bedri Zyberaj, kryeshef ekzekutiv i ASHAK-së ka thënë gjatë fjalës së tij se përkundër vështirësive, sfidave institucion që ai drejton ruan dokumente me vlerë për Kosovën.

“Mosha më e vjetër e dokumenteve që ruhen në arkivin tonë shkon më në thellësi kohore. Dokumenti më i vjetër prej tyre është fjalori në dorëshkrim arabisht –turqisht i 1437”, ka thënë Zyberaj.

Ai ka thënë se arkivat kosovare ruajnë edhe sasi të konsiderueshme të dokumenteve fizike si dhe të mikrofilmave të digjitalizuar.

Zyberaj ka folur edhe për digjitalizimin e materialeve arkivore.

Ndërsa, Ardit Bido drejtor i përgjithshme i Arkivave të Shqipërisë, është shprehur edhe pse të reja ë moshë, arkivat në Tiranë dhe Prishtinë ruajnë një pjesë të rëndësishme të historisë kombëtare.

Arkivi i Kosovës është themeluar më 20 mars 1951.

Pas vitit 1968 filluan të formohen arkivat rajonale dhe ato komunale.