Rama e Kurti ‘për një shpejtësi të re’ në marrëdhëniet Shqipëri – Kosovë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe homologu i tij Kosovar, Albin Kurti, kanë përfunduar takimin e tyre që zgjati rreth dy orë.

“I dashur Albin mirë se erdhe dhe më vjen mirë që kemi pasur një komunikim të hapur, të rëndësishëm, intensive për ku jemi dhe ku duam t’i çojmë marrëdhëniet tona duke synuar një shpejtësi të re në drejtim të bashlëpunimit në të gjitha fushat dhe duke gjetur angazhim të plotë reciprokisht”, tha Rama në një konferencë për shtyp pas takimit.

“Të fillojmë menjëherë përgatitjet për mbledhjen e dy qeverive e cila do të mbahet në Shkodër sepse e fundit ishte në Pejë dhe aty u dakordësuam për Shkodrën por një vacuum na ngadalësoi”, shtoi ai.