Spitali i Gjakovës | Foto: KALLXO.com

Qyteti në pjesën perëndimore të Kosovës Gjakova, në mungesë të mjekëve

Pensionimi dhe mos-specializimi ka bërë që edhe Gjakova të ketë mungesë të mjekëve.
Oftalmologë, mjekë për Emergjencë, Dermatologë, Infektologë, Nefrologë, Pulmologë dhe Infermierë mungojnë në Spitalin “Isa Grezda” në GjakovëZëdhënsja për media Dashnore Mejzini, thotë se arsyeja pse ka mungesë të mjekëve është pensionimi i tyre, mos specializimi i mjekëve të rinj.

“Arsyeja e mungesës së mjekëve është pensionimi i tyre (Dermë, Oftalmo dhe Infektivë) ndërkaq për lëmitë tjera nuk ka specializantë të kësaj lëmie”, tha ajo

Mejzini tutje tregon se në konkursin e fundit në këtë Spital, në repartin e oftamologjisë janë kërkuar 2 pozita ndërsa, për emergjencë është kërkuar 1 pozitë, por nuk ka pasur asnjë aplikues, dhe për pozitën reumatolog kanë aplikuar 3 dhe është pranuar 1.

Mungesën e infermierëve ajo e arsyetoi se do të përmbushet sa po të nxjerren aktet normative komform LIGJI NR 06/L-114 për Zyrtarët publik.

Ndërsa sa i përket barnave dhe materialeve të tjera ajo theksoi se janë stabil.