Profesioni që garanton punësim në gjithë botën

Tani më të gjitha raportet, kombëtare dhe ndërkombëtare, e thonë qartë që tregu i Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimeve (TIK) po shënon rritje të vazhdueshme dhe pa shenja të ngopjes. Edhe në Kosovë, rajon dhe gjithandej Europës është rritur kërkesa për fuqi punëtore të kualifikuar më shkathtësi nga TIK-u, veçmas për “Zhvillues Softueri”!

Përmes këtij profesioni ju rritni shanset të punësoheni edhe si Freelancer në gjithë botën dhe mund të shfrytëzoni koston e jetesës në Kosovë dhe të punoni me paga shumë të mëdha që ipen në vendet e BE-së dhe në Amerikë.

Për këtë, ne ju sugjerojmë të studioni në PBC Academy. PBC Academy, e themeluar nga profesionist dhe entuziast të teknologjisë dhe softuerit, është themeluar pikërisht për t’iu përgjigjur kësaj sfide. PBC Academy është shkollë profesionale e akredituar nga Autoriteti Kombëtarë i Kualifikimeve dhe e licencuar nga Ministria e Arsimit për përgatitjen e studentëve me shkathtësitë e duhura për “Zhvillues Softueri”. Studentët, përveç shkathtësive teorike dhe praktike për zhvillimin e softuerit në laboratorët tanë profesional, do të pajisen edhe me certifikatat e moduleve të ndjekura. Stafi jonë, me shkollim deri në PhD dhe përvojë mbi 20 vjeçare në fushën e teknologjisë dhe zhvillimit të softuerit, me projekte të suksesshme për klientë kombëtarë dhe ndërkombëtarë, është garancia më e mirë e transferit të këtyre shkathtësive tek studentët. Me përfundim të suksesshëm të shkollimit studentët marrin edhe diplomën që njihet gjithandej vendeve të Bashkimit Europian, në rast të vazhdimit të karrierës në vende si Gjermani, Austri, Zvicër etj.

Regjistrimi për “Zhvillues Softueri” në PBC Academy për vitin akademik 2020/21 tani më ka filluar. Për më shumë informacioni dhe për aplikim online, klikoni në: https://pbc.academy/School.