Foto: FSK

Pas 149 orëve nën rrënoja, nxirret i gjallë një burrë në Turqi

Një burrë 35-vjeçar u shpëtua nga nën rrënojat e një ndërtese të shembur në provincën Hatay të Turqisë jugore 149 orë pasi tërmeti i fuqishëm goditi rajonin, njoftoi agjencia shtetërore turke e lajmeve Anadolu.

Burri, i identifikuar si Mustafa Sarıgül, u gjet mes rrënojave të një pallati gjashtëkatësh gjatë skanimeve.

Ekipet e kërkim-shpëtimit, si dhe personeli ushtarak dhe anëtarët e ekipit rumun të kërkim-shpëtimit, punuan për pesë orë për të shpëtuar njeriun.

Numri i të vdekurve në të gjithë Turqinë dhe Sirinë pas tërmetit të së hënës është mbi 28 mijë që nga mëngjesi i së dielës./CNN