Nagavci: Nëse paraqitet nevoja jemi të gatshëm për zgjedhje

Arbërie Nagavci nga Lëvizja Vetëvendosje në emisionin “Argument Plus” në RTV 21 tha se do ta shfrytëzojë të drejtën e tyre për ta formuar qeverinë.

“Ne besojmë që do të kemi qeverinë , është obligim i joni që të propozojmë kabinetin qeveritar në mënyrë që të mos shkojmë te bllokimi i institucioneve, por nëse te tjerët zgjedhin që të shkojmë në zgjedhje ne jemi të gatshëm.”, tha Nagavci.

Ajo u shpreh optimiste se nëse do të bëhen sërish zgjedhjet Vetëvendosje do të dalë e para e do të ketë rritje edhe më ta madhe të votave./21Media