Natyrë - Bogë, Rugovë

Moti gjatë ditës së sotme

Sipas parashikimeve të sinoptikëve, sot dita do të fillojë me vranësira të cilat me kalimin e kohës do vijnë duke u rralluar. Temperaturat do të sillën në mes -6 e 6 gradë Celsius.

Nesër, vranësirat do të jenë të pakta, ndërsa, temperaturat do të shënojnë ngritje ato do të sillën në mes minus 4 e 8 gradë Celsius. E sa i përket javës së ardhshme, meteorologët parashohin më shumë vranësira të cilat kohë pas kohe do të sjellin edhe reshje shiu, kurse në viset malore edhe reshje bore. Temperaturat e mëngjesit do të sillën në mes minus 2 e 3 gradë Celsius, kurse ato maksimale, në mes 7 e 12 gradë Celsius.