Moti gjatë ditës së sotme

Mbi vendin tonë sot do të mbajë mot me diell dhe me rritje të lehta të temperaturave në të dy vlerat ekstreme.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius.

Indeksi UV mbetet i lartë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.