Lagjja ‘Dardania’ Prishtinë, Foto: Emirjeta Vllahiu/ KALLXO.com

Mot i ndryshueshëm në pesë ditët e ardhshme në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë pesë ditëve të ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm.

Sipas parashikimeve nesër do të ketë mot të vranët me interval me diell. Në mëngjes parashihen ngrica të dobëta dhe  vende vende mjegull.

Të martën do të ketë vranësira të shpërndara.  Temperaturat minimale mbeten rreth zeros , ndërsa maksimalet parashihen të jenë mbi vlerat e mesatareve.

Të mërkurën priten reshje shiu. Temperaturat minimale do të shënojnë vlera pozitive, ndërsa maksimalet e ditës do të shënojnë ulje në krahasim me ditën e martë.

Të enjten moti do të jetë i vranët dhe i freskët. Temperaturat do të shënojnë ulje, por nuk parashihet të ketë minuse.

Ndërsa ditën e premte parashihen interval me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin rreth zeros, ndërsa maksimalet parashihen të shënojnë ngritje të lehta.

Gjatë këtyre pesë ditëve IHMK ka parashikuar të fryjë era kryesisht nga jugu dhe verilindja me shpejtësi 1-7 m/s.