Ministrja Dumoshi i ndan mirënjohje stilistes Lirika Matoshi

Ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi, sot i ka ndarë mirënjohje stilistes e cila jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara, Lirika Matoshi.

“Dumoshi i ndau stilistes mirënjohje për përfaqësimin që po i bën Kosovës në botë, me motivacionin “për punën e saj brilante në fushën e dizajnit dhe modës, në përmasa globale, duke e ngritur lartë emrin e Kosovës”,” thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Koleksioni i ri i veshjeve nga stilistja Matoshi me motiv të luleshtrydheve është bërë pjesë e artikullit në një prej gazetave më prestigjioze amerikane, The New York Times.

Për koleksionin e Matoshit, The New York Times kishte shënuar se veshja është një re e pambukut e zbukuruar me motive të luleshtrydheve nga Lirika Matoshi, 24 vjeç, me mbulesën e saj të sipërme të ngjyrave të trëndafilit, ngjyrosjen e qafës dhe mëngët e mbushura butësisht, duket sikur diçka që Marie Antoinette do të vishte nëse ajo do të ishte një ndikuese në ditët e sotme.