Macron u bërtet oficerëve izraelitë të sigurimit në një kishë në Jerusalem

Presidenti francez Emmanuel Macron është përfshirë në një grindje me oficerët e sigurimit izraelit në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit.

Macron, i cili gjendet në Jerusalem për të marrë pjesë në Forumin e Pestë të Holokaustit Botëror, të enjten, sa ishte duke vizituar Kishën e Shën Anës, u filmua duke u bërtitur oficerëve të sigurisë.

Macron akuzoi policët për shkeljen e rregullave që ua pamundësojnë atyre hyrjen në Kishën Shën Ana që i përket periudhës së kryqëzatave.

“Të gjithë i dinë rregullat. Unë nuk më pëlqen ato që bëtë para meje. Dilni jashtë!”, shihet Macron në video duke bërtitur.

Një zëdhënëse e Pallatit Elysée i tha CNN se Presidenti kishte ndërhyrë pas një fjalosje midis sigurisë franceze dhe izraelite.

“Shën Ana i përket Francës në Jerusalem. I takon Francës të mbrojë këto vende në këtë qytet. Forcat izraelite të sigurisë donin të hynin ndërsa sigurimi po bëhej nga shërbimet franceze të sigurisë. Presidenti reagoi për një mosmarrëveshje midis izraelitëve dhe Forcave franceze të sigurisë në kohën e hyrjes në kishë “, tha ajo.

Zyrtarët izraelitë e përshkruan incidentin midis oficerëve të sigurisë izraelite dhe franceze si një “diskutim” dhe thanë se vizita kishte kaluar sipas planit.

“Bazuar në kushtet e rënë dakord përpara kohe, një roje i Agjencisë së Sigurisë së Izraelit (ISA) dhe një polic shoqëruan Presidentin Francez dhe delegacionin e tij brenda”, thuhet në një deklaratë të policisë së përbashkët dhe ISA.

Presidenti Macron kishte kërkuar falje në lidhje me incidentin, pasi delegacioni kishte përfunduar vizitën e tij në kishë, shtoi deklarata.

Mirëpo nga stafi i Macron nuk pranuan të konfirmojnë nëse Presidenti kërkoi falje.

Kisha Katolike Romake, e cila daton nga shekulli i 12-të, iu dhurua Napoleonit III nga Sulltani osman në 1856.

Franca nuk e njeh sovranitetin e Izraelit mbi Qytetin e Vjetër.

Përplasja e së mërkurës ka një ngjashmëri të fortë me një incident në 1996 kur Presidenti i atëhershëm francez Jacques Chirac u filmua edhe në shkëmbime më të nxehta me sigurinë izraelite gjatë një vizite në të njëjtën kishë.

Macron është një nga më shumë se 40 liderë botërorë që do të marrë pjesë në Forumin e Pestë të Holokaustit Botëror në Jeruzalem, së bashku me  Presidenti rus Vladimir Putin, Nënkryetarin e SHBA-ve  Mike Pence dhe Princi Charles i Britanisë.

Përgatiti: Mediana Halili