Kurti: Shtyrja e mbledhjes së Qeverisë s'ka lidhje me tarifën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se shtyrja për nesër e mbledhjes së sotme e Qeverisë nuk ka pasur të bëjë më vendimin për tarifën 100% ndaj Serbisë.

“Mbledhja e Qeverisë do të mbahet nesër. Shtyrja nuk lidhet me tarifën 100%”, ka thënë ai në një konferencë për media.

Mbledhja e Qeverisë ishte paraparë të mbahej sot në orën 16:00, ku pritej të merreshin vendime të reja, por më pas Qeveria njoftoi se do ta shtyjë për nesër.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë sot në një konferencë për media se pas konsultës me institucione të ndryshme, ka ardhur në përfundim që nga 15 marsit të hiqet tarifa 100 për qind ndaj lëndës së parë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Kurti në një konferencë për media ka thënë së nëse Serbia dëshmon se do ndalë fushatën për çnjohje ndaj Kosovës, Qeveria e Kosovës do ta largojë tarifën 100% plotësisht më 1 prill 2020.

Albin Kurti: Nga data 15 mars hiqet tarifa për lëndën e parë nga Serbia