Kryeministri Albin Kurti në takim me Bordin e Përkohshëm të KEK-ut Foto: ZKM

Kurti pret në takimin bordin dhe drejtorin e KEK-ut

Kryeministri në detyrë Albin Kurti bashkë me ministren në detyrë të Ekonomisë, Rozeta Hajdari kanë pritur në takim Bordin e Përkohshëm të KEK-ut dhe kryeshefen e kësaj ndërmarrje.

Sipas njoftimit të Qeverisë në këtë takim është diskutuar për planin e veprimit në KEK.

“Kryesuesja dhe anëtarët e Bordit e njoftuan Kryeministrin për objektivat strategjike të Bordit dhe Planin e Veprimit, me qëllim të arritjes së qëndrueshmërisë financiare të KEK-ut, përfshirë këtu ndalimin e keqpërdorimeve dhe rritjen e transparencës. Gjithashtu u diskutua për përpilimin e një strategjie zhvillimore të KEK-ut në konsistencë me planin e Qeverisë së Kosovës për zhvillimin ekonomik”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Qeveria ka njoftuar se kanë prioritet zhvillimin e ndërmarrjeve publike dhe ngritjen e kapaciteteve të tyre.