Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj

Kurti pret në takim presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj

Kryeministri i Albin Kurti ka pritur në takim presidentin e Shqipërisë, Bajram Begajn.

Begaj vizitën e tij në Kosovë e filloi me takim me homologen e tij, presidenten Vjosa Osmani.

Presidenti Begaj ka uruar presidenten Osmani dhe qytetarët e Kosovës për 15-vjetorin e Pavarësisë dhe ka theksuar se Shqipëria do të jetë vazhdimisht krah Kosovës duke kontribuar në fuqizimin e pozitës ndërkombëtare të saj.

Ndërkaq nga Presidenca e Kosovës kanë njoftuar se presidentja Osmani ka theksuar se Kosova po e kremton 15-vjetorin e shtetësisë së saj në përballje me sfida, por e vendosur për të ecur përpara në forcimin e shtetit dhe e përkushtuar në rrugëtimin euroatlantik.

Po ashtu, është bërë e ditur se Osmani ka potencuar nevojën që Shqipëria të jetë zë i fuqishëm i Kosovës në institucionet ku aktualisht Kosova nuk ka përfaqësim.