Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kurti ironizon me opozitën: Mos më rrëzoni...

Kryeministri Albin Kurti ka komentuar deklaratat e partive opozitare në lidhje me siç ka thënë ai “parullat politike”.

Kurti i ka kërkuar deputetëve opozitarë që të heqin dorë nga parullat për antiamerikanizëm.

“Ju lus të hiqni dorë nga parullat për antiamerikanizmin tonë. Më keni rrëzuar me ato parulla. E kam një lutje në fund për ju, mos më rrëzoni edhe njëherë se mandej……. Ju faleminderit!”, tha Kurti para deputetëve.

Në anën tjetër, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se herën e parë Kurti e ka rrëzuar vetën dhe jo opozita.