Kurti: I kemi formalizuar 10 mijë vende të punës
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës në konferencë për media ka deklaruar se Kosova ka pasur rritje ekonomike, duke shtuar që në tre mujorin e dytë kishin rritje ekonomike me 16.3% ndërsa në tre mujorin e tretë 14.5%.
Kurti ka përmendur edhe për vendet e reja të punës, dukë shtuar se janë formalizuar 10 mijë vende të reja të punës.
“I kemi formalizuar 10 mijë vende të reja te punës dhe ATK ka inkasuar mbi 588 milionë euro që është më shumë se 1/4 krahasuar me vitin e kaluar, më shumë se 1/8 krahasuar me vitin 2019 dhe 28% krahasuar me vitin 2018”, tha Kurti.
Sa i përket luftimit të krimit dhe korrupsionit, Kurti thotë se janë realizuar 509 operacione, 117 plane operative dhe 893 bastisje 893 e 799 kallëzime penale.
“Një e arritur e veçantë është për ushtrinë, prej zbarkimit në Kuvajt me ushtrinë amerikane të, Defender Europe 21 ku nga 27 shtete pjesëmarrëse, ne ishim në vendin e 16 shteteve nikoqire, me 330 ushtarë dhe vitin e ardhshëm do ta kemi me buxhet për herë të parë tre shifror, mbi 100 milionë euro”, tha ai.
Forca e Sigurisë së Kosovës, ka përmbyllur me sukses të madh misionin e saj në stërvitjen ‘Defender Europe 2021’ në të cilën ishin pjesëmarrës 27 shtete. Demonstrimi i aftësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës, është vlerësuar lartë edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që i kanë paraprirë stërvitjes.