Gjakov

Foto: Denis Sllovinja /KALLXO.com

(VIDEO + FOTO) të papara, FSK gjatë stërvitjes ‘Defender Europe 2021’

Forca e Sigurisë së Kosovës, ka përmbyllur me sukses të madh misionin e saj në stërvitjen ‘Defender Europe 2021’ në të cilën ishin pjesëmarrës 27 shtete. Demonstrimi i aftësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës, është vlerësuar lartë edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që i kanë paraprirë stërvitjes.

“Gjatë dy javëve të fundit, anëtarët e Forcave të Sigurisë së Kosovës morën pjesë në angazhime si pjesë e stërvitjes më të madhe shumëkombëshe, të udhëhequr nga Ushtria Amerikane ‘DEFENDER-Europe 21’”, thuhet në postimin e Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë, bërë në llogarinë e tyre në rrjetin social Facebook.

Edhe nga drejtuesit e Kosovës, përgatitja e ushtarëve kosovar është konsideruar lartë, ndërsa pjesëmarrja e tyre krah aleatëve më të mëdhenj të vendit, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e kanë quajtur gatishmëri që edhe Kosova të kontribuoj në ofrimin e ndihmës për të krijuar e ruajtur, paqen dhe stabilitetin e sigurinë kudo në botë.

Presidentja e Kosovës dhe komandantja supreme e FSK-së, Vjosa Osmani në një vizitë në ushtrimin ushtarak ‘Defender 21’, tha se Forca e Sigurisë së Kosovës është sinonim i shtetësisë sonë.

“Ushtria jonë është rritur e është zhvilluar mbi këtë vizion për ushtri moderne, të cilën ju po e jetësoni çdo ditë me profesionalizimin tuaj. Jam e lumtur sot që të shoh jo si ushtri moderne por edhe në partnerit të besueshëm me aleatët tanë, synimet e të cilëve përkojnë me qëllime tona strategjike”, tha Osmani.

Kryeministri Albin Kurti, tha se ky ushtrim tregon se FSK është e gatshme dhe e përkushtuar që të mbrojë sovranitetin e vendit.

“Veçanti e ushtrimit ‘Defender 21’ lidhet me faktin që partneri ynë strategjik ShBA-të, i dhanë besimin vendit tonë dhe FSK që për herë të parë të mirëpres këtë ushtrim në territorin e Kosovës”, ka thënë kryeministri Albin Kurti.

KALXXO.com, pos raportimit të çdoditshëm, ka përcjellë për disa ditë më radhe nga afër, në fushat stërvitore, demonstrimin e FSK-së dhe trupave ushtarake të vendeve tjera që ishin pjesë e ‘Defender Europe 2021’.

Pos disa videove që KALLXO ka përgatitur dhe publikuar këto ditë, më poshtë po ju sjellim edhe disa fotografi të realizuar në terren, që tregojnë për përkushtimin, gatishmërinë, profesionalizimin e përgatitjen e trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

 

 

 

Pamjet e para, ushtarët e FSK-së duke përdorur snajperë

Osmani: Ushtria jonë është zhvilluar mbi vizionin e ushtrisë moderne

Kurti: FSK ka fituar aftësi të reja luftarake, do ta rrisim buxhetin

Ambasada e SHBA-ve lavdëron aftësitë ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës