Kryeministri Albin Kurti dhe ambasadori amerikan Philip Kosnett - Foto: Arkiv ZKM

Kryeministri Kurti u takua me ambasadorin amerikan Philip Kosnett

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka pasur një takim sot me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësi i Qeverisë në detyrë, Përparim Kryeziu.

Në një përgjigje, Kryeziu ka shtuar se ky ka qenë një takim i rregullt pune.

“Ka qenë një takim i rregullt i pune, në kuadër të takimeve të përjavshme”, ka thënë ai për KALLXO.com.