Plainfikohet që skeleti i balenës të shfaqet në një muze; Fotografi dhe përshkrim nga BBC.

Itali, rojet bregdetare zhvendosin kufomën e balenës më të madhe të gjetur në Mesdhe

Një kufomë balene që besohet të jetë një nga më të mëdhatë të gjetura ndonjëherë në Mesdhe është rikuperuar në brigjet e Italisë së Jugut, shkruan BBC.

Zhytësit  të dielën kishin gjetur balenën pranë portit të Sorrentos, afër Napolit.

Për të rimarrë dhe zhvendosur kufomën e balenës 70 tonëshe u u realizua një operacion i madh katër ditor.

Pak pasi zhytësit e kishin gjetur kafshën, trupi i saj notoi në sipërfaqe dhe zyrtarët vendosën të kryenin një operacion kompleks për ta zhvendosur në tokë duke përfshirë edhe dy anije.

Rojet bregdetare kishin thënë se ishte “ndoshta një nga trupat më të mëdhenj” të balenave të gjetura ndonjëherë në rajon.

Rojet bregdetare kanë bërë deri të mërkurën që të tërheqin balenën e ngordhur nga Sorrento në portin e Napolit.

Një kontroll post-mortem tani do të kryhet nga biologë detarë dhe ekspertë të tjerë të cilët po hetojnë shkakun e vdekjes, njoftojnë  zyrtarët.

Ka gjithashtu plane që skeleti i madh i balenës të dërgohet përfundimisht në një muze.

Ndërkohë, roja bregdetare po monitoron për shenja të mëtejshme të të voglit të balenës së re që i çoi ata drejt kufomës, pasi ajo u zhduk përsëri në det.

Planifikohet që skeleti i balenës të shfaqet në një muze; Fotografi dhe përshkrim nga BBC.