IPK arreston zyrtarin policor të dyshuar për dhunë në familje

Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar një zyrtar policor në Hajvali të Prishtinës për ushtrim të dhunës në familje.

Sipas njoftimit të Policisë, IPK mbrëmë ka marr njoftim lidhur me dyshimin se një zyrtar policor kishte kryer vepër penale të dhunës në familje.

Me të marr këtë informacion, IPK kanë intervistuar viktimën e këtij rasti, bashkëshorten e tij.

Tutje, në njoftimin e policisë thuhet se pas disa hetimeve fillestare është konsultuar edhe prokurori ku me vendim të tij, zyrtarit policor i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë dhe si pjesë e procedurave hetimore zyrtari po ashtu është suspenduar.